Leno dëshiron largimin nga Arsenali

Futboll

Leno dëshiron largimin nga Arsenali

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 15:05
Bernd Leno

Bernd Leno pritet të largohet nga Arsenal.

Portieri gjerman, Leno ka humbur pozitën e titullarit tek Arsenal, me Aaron Ramsdale që i ka marrë pozitën.

Tani, Leno dëshiron të gjejë një skuadër të re gjatë kësaj vere. Fulham është skuadra që interesohet për të, bën të ditur Florian Plettenberg.

Megjithatë, Arsenal thuhet se kërkojnë shumë para për kartonin e portierit gjerman.

‘Gunners’ duan të marrin 11 milionë funte nga kartoni i tij, kurse Fulham nuk ka ofruar aq shumë.

Negociatat mes dy klubeve po vazhdojnë. Leno dëshiron transferimin. Ai shpreson në një marrëveshje mes klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat