Klubi i Ibrahimovic bën zyrtare transferimin e vëllait të Valon Berishës

Futboll

Klubi i Ibrahimovic bën zyrtare transferimin e vëllait të Valon Berishës

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 15:00
Veton Berisha

Klubi suedez, Hammarby, që është nën pronësinë e yllit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë zyrtare sot përforcimin më të ri të skuadrës, i cili është me prejardhje kosovare.

Bëhet fjalë për vëllain e Valon Berishës, Veton Berisha, i cili tani ka nënshkruar kontratën e tij katër vjeçare me klubin suedez, përcjell KosovaPress.

Hammarby si duket është i fiksuar me futbollistë kosovarë, pasi që pas largimit të Astrit Selmanit, e zëvendësoi këtë të fundit me Berishën.

Sulmuesi 28 vjeçar lë skuadrën e Viking në Norvegji, ku në sezonin aktual është aktivizuar në 12 ndeshje, ndërsa ka arritur të regjistrojë tetë gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat