Kukësi mbyll miqësoren e dytë

Futboll

Kukësi mbyll miqësoren e dytë

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 18:43
Kukësi

Kukësi mbyll miqësoren e dytë me ekipin nga Arabia Saudite!

Pas humbjes me shifrat 1-0 ndaj Instabulsporit, Kukësi ka zhvilluar miqësoren e dytë në Turqi. Këtë herë verilindorët kanë barazuar pa gola ndaj skuadrës së Ettifaq FC, e cila vjen nga Arabia Saudite. Në total e dy takimeve shihet një mbrojtje e fortë dhe e hekurt, por ka ende shumë punë për të bërë me sulmin.

Gjatë ndeshjes së sotme ka pasur sërish disa minuta në pjesën e dytë për Layton Ndukëu.

Ish-sulmuesi i rritur nga Leicester ka qenë prej kohësh pa ekip dhe për këtë arsye ka marrë pak minuta, ndërsa pritet që të jepet edhe vendimi i Skënder Gegës nëse ky lojtar do të firmos me Kukësin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat