Sulmuesi shqiptar prezantohet në Itali: Tifozët më bëjnë të çmendem!

Futboll

Sulmuesi shqiptar prezantohet në Itali: Tifozët më bëjnë të çmendem!

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 18:23
Sulmuesi shqiptar prezantohet në Itali: Tifozët më bëjnë të çmendem!

Dardan Vuthaj është lojtari më i ri i Foggias në Serie C.

Sulmuesi shqiptar që në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Shqipërisë U19, transferohet te Foggia me pritshmëri të larta për ta ndihmuar skuadrën të ngjitet një kategori më sipër.

26-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Novarës, ekip me të cilën shënoi 37 gola në 41 ndeshje. Në fjalët e para si lojtar i klubit italian, Vuthaj thekson se kërkon të fitoj ndërsa shton se tifozët e bëjnë të çmendet.

“Vij te Foggia me synimin e vetëm për të fituar. Kur mora ftesën nga shoqëria atëherë lashë mënjanë të gjithë ofertat e tjera, klubi ka një projekt interesant dhe tifozeria këtu më bën të çmendem.

Objektivë personal? Të shënoj shumë gola dhe të ndihmoj skuadrën të arrij objektivat, mezi pres të filloj këtë aventurë. Forza Foggia”, shprehet Vuthaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat