Apolonia eviton disfatën

Futboll

Apolonia eviton disfatën

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 15:55
Ilustrim

Burreli dhe Apolonia u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Parë.

Në fakt, vendasit ishin shumë pranë triumfit pasi kishin kaluar të parët në avantazh me anë të Stanës në minutën e 69-të.

Por, miqtë nuk u dorëzuan dhe dy minuta para se të mbyllej ndeshja, gjetën rrugën e rrjetës me anë të sulmuesit Eljo Gjata.

Në fund, fierakët mund edhe të kënaqen me një pikë duke parë si shkoi ndeshje teksa sërish mbeten në zonën e ftohtë të klasifikimit pasi renditen të 10-tët me nëntë pikë, ndërsa nga ana tjetër, Burreli është në vend të nëntë me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat