Tchouameni tregon sesi Mbappe tentoi ta bind

Futboll

Tchouameni tregon sesi Mbappe tentoi ta bind

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 21:28
Tchouameni tregon sesi Mbappe tentoi ta bind

Mesfushori i Real Madridit është ftuar nga Deschamps për të luajtur për Francën, teksa ka folur edhe për ftesën që ia kishte bërë Mbappe për të kaluar në PSG gjatë verës

Trajneri i Francës, Didier Deschamps e ka ftuar Aurelien Tchouameni, i cili pritet të jetë edhe startues për Les Blues në Botërorin 2022.

Pas kalimit në Real Madrid, 22 vjeçari është pjekur më shumë në ndeshjen e tij, derisa ai di ta ruajë edhe qetësinën kur është në presion.

Në një intervistë me L’Equipe, ai ka folur për hapat e tij të parë në futboll qysh në moshë shumë të re.

“Më 11-12 vjet, kur fillova në Bordeaux, do të luaja ndeshje edhe pa ngrenë bukë”, tha ai.

“Përndryshe, e dija që do të kem sukses për shkak se isha gjithmonë nën presion. Kur fillova, arrita që të bëjë gjëra të mira, por me mungonte konsistenca. Agjenti im me tha: ‘Duhet të jesh i mirë kudo që shkon, por, pas një kohe, duhet të përcaktohet për një pozitë”.

“Ligue 1 është një ligë shumë fizike. Isha i gjatë, por jo mjaftueshëm i fuqishëm. Në duele ishte e komplikuar paksa. Ushtroja shumë në palestër duke ngritur pesha. Me anë të videove e kuptuam se disa nga cilësitë e mia, siç është rikuperimi i topit, mund të zhvillohen më shumë”.

Transferimi në Real Madrid

Los Blancos shpenzuan 80 milionë euro për ta joshur kalimin e francezit në kryeqytetin spanjoll, por Tchouameni nuk e ndjen presionin për shkak se luan për gjigantët e La Ligës.

“Në kokën time, unë kam lindur për këtë”, shton Tchouameni.

“Ky është fati i im. Kjo do të thotë se unë kam punuar shumë, që të arrij këtu sigurt. Tani që jam këtu, çfarë të bëj? Dua ta fitoj pozitën e titullarit, duhet të luajë mirë, duhet të fitoj tituj. Kështu që, nuk jam këtu për të shikuar”.

Biseda me Mbappen

Tchouameni ka treguar për herë të parë që Mbappe kishte biseduar me të që ta bindte atë që ta refuzonte ofertën e Madridit dhe t’i bashkohej atij në Paris Saint – Germain gjatë verës.

“Ishte një bisedë tepër interesante me Kylian”, vazhdoi Tchouameni.

“Ai dëshironte të dinte çfarë po planifikoja të bëja. Unë e pyeta po ashtu atë çfarë po planifikonte të bënte ai. Në qershor ai vendosi që ai do të qëndronte dhe me cyti mua që ti bashkohem atij bashkë me Kimpembe. ‘Eja, duhet të vish edhe ti gjithashtu te PSG!’. Por, zgjidhja e ime tashmë ishte bërë shumë më parë. Në fund ne qeshëm”.

Tchouameni po ashtu ka folur për zhveshtoren e Real Madridit, talentin e Luka Modricit dhe largimin e Casemiros.

“Ne jemi një grup dhe jo të gjithë ne aty jemi shok, por e respektojmë njëri-tjetrin dhe fitojmë”, theksoi ai.

“Nuk erdha këtu duke i thënë vetes: Mirë, do të jem shok me filanin”.

“Jam me fat që këtu ka shumë frëngjisht folës, kështu që adaptimi ishte i lehtë. Mund të ju them se është shumë vështirë t’ia merrni topin Lukas. Kur arrini t’ia merrni topin një futbollisti të tillë, mund t’ia merrni të gjithëve”.

“Nëse Case do të ishte këtu, nuk do të luante shumë. Sido që të jetë, në Madrid, nëse nuk jeni i mirë nuk do të luani. Kështu që nëse po luajë shumë ndeshje do të thotë që gjërat po shkojnë mirë.

Tchouameni po ashtu ka treguar se njëri nga qëllimet e tij është ta sheh emrin e tij në listën e ngushtë për ta fituar Topin e Artë në të ardhmen.

“Me takon muaj që ta arrij atë sa më shpejt që mundem. Kur Karim e fitoi Topin e tij të Artë ne festuam, në kokën time i thashë vetes: Bernabeu ka parë shumë Topa të Artë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat