Carragher godet Ronaldon për intervistën

Futboll

Carragher godet Ronaldon për intervistën

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 22:26
Carragher dhe Ronaldo

Jamie Carragher ka thënë që Manchester United duhet ta përjashtojë Cristiano Ronaldon pas intervistës bombastike të superyllit me Piers Morgan 

Ish mbrojtësi i Liverpool, Carragher ka thënë që Manchester United duhet ta përjashtojë Cristiano Ronaldon pas intervistës me Piers Morgan e cila shpërtheu nëpër rrjetet sociale mbrëmë. Pak orë pas fitores 2-1 të Manchester United kundër Fulham, portugezi doli me një sërë komentesh negative për skuadrën e tij, përfshirë edhe faktin që ai nuk ka respekt për menaxherin Erik ten Hag. 

“Është kuptuar kështu prej që ai është kthyer, në thelb ishte një teatër i Cristiano Ronaldos, ndonjëherë ka qenë i mirë, sezonin e fundit në fushë ai shënoi shumë gola. Këtë sezon për shkak se ai nuk ka luajtur shumë mendoj se po kërkon vëmendje që nuk mund ta këtë, për shkak se nuk po luan”, tha Carragher në një deklaratë të tij për SkySports. 

“Mendoj që ata duhet ta përjashtojnë atë apo largojnë ose ta lënë pa kontratë për shkak se këtë moment ata janë duke u përpjekur që të ndërtojnë diçka dhe se ata nuk janë gati ta fitojnë Premier Ligën apo Ligën e Kampionëve për momentin”. 

Ronaldo ka luajtur 16 herë për United këtë sezon, duke bërë 10 paraqitje në Premier Ligë si dhe është paraqitur në gjashtë ndeshje të grupeve në Europa Ligë. Megjithatë, në garat vendore ai është paraqitur 90 minuta vetëm tri herë dhe ishte në bankë dy ndeshje të vështira si ajo kundër Manchester City dhe – ndeshja fatkeqe – me Spurs. 

E ardhmja e Ronaldos në klub mbetet të shihet. United kanë lëshuar një deklaratë të hënën që ata janë duke i pritur të gjitha faktet përpara se të marrin veprimet tjera. Një largim në janar apo në verë është i paevitueshëm për superyllin portuges, por pyetja është, kush mund ta përballojë pagën e tij të madhe? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat