Di Maria: Messi, Argjentinën do ta lë pas Botërorit!

Futboll

Di Maria: Messi, Argjentinën do ta lë pas Botërorit!

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:50
Di Maria: Messi, Argjentinën do ta lë pas Botërorit!

“Nuk është e lehtë të bësh pjesë në një kombëtare si Argjentina për kaq shumë vite, duke parë edhe cilësinë e lojtarëve që kanë qarkulluar, qofte dhe vetën në periudhën që unë jam pjesë e saj. Edhe pse kam marrë shumë kritika, personalisht asnjëherë nuk jam ndalur, aq sa sot numëroj 124 ndeshje dhe nuk mendoj se ky është një objektiv që e arrijnë të gjithë”.

Për Angel di Marian ishte një konferencë shumë emocionuese, sepse pas krenarisë i të qenit një prej lojtarëve më jetëgjatë te bardhekaltrit, mesfushori i Juves nënvizon edhe atë që të gjithë e dinin: “Ky Botëror do të jetë aventura ime e fundit me Argjentinën.

Për mua ka qenë një privilegj të ndaj kaq shumë ndeshje, kaq shumë aventura dhe kaq shumë shokë e trajnerë të ndryshëm, por një ditë diçka duhet të mbarojë.

Një shok që citoj në veçanti? Leon pa dyshim! Mesi është një jashtëtokësor dhe mendoj se ta pasurit përkrah në fushë, por edhe jashtë saj, duke parë miqësinë që na lidh, ka qenë gjëja më e bukur e karrierës sime.

Tani dua ta shijoj këtë eksperiencë të fundit dhe kam ndjesi shumë pozitive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat