Tifozët hedhin idenë konspirative

Futboll

Tifozët hedhin idenë konspirative

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 21:11
Tifozët hedhin idenë konspirative

Argjentina do të shkaktonte befasinë e parë të madhe në Botëror duke u përmbysur nga Arabia Saudite me shifrat 1:2.

Një disfatë që nuk gjen shpjegim duke parë edhe klubet ku luajnë lojtarët e dy Kombëtareve në fjalë.

Ndërkohë tifozët e Argjentinës në rrjetet sociale kanë nisur që të shohin larg. Ata shprehin sigurinë se Kombëtarja e tyre e la vetë ndeshjen ndaj Arabisë Saudite sepse po kalkulon për më larg.

Sipas tyre, Argjentina kërkon të dali në vendin e dytë të grupit për të shmangur ndeshjet e forta pas fazës së grupeve dhe kryesisht për të shmangur një përplasje të mundshme me Brazilin në gjysmëfinale nëse Kombëtarja e Lionel Mesit përfundonte e para..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat