Vinicius “shpërthen” keq ndaj arbitrit

Futboll

Vinicius “shpërthen” keq ndaj arbitrit

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 11:40
Vinicius dhe Gomez

Vinicius Jr ishte sërish një nga protagonistët e përballjes me Real Madridin.

Braziliani u përball sërish me ofendime nga tribuna, ndonëse këtë here, vëmendje kryesore  mori sulmi që braziliani bëri ndaj arbitrit të ndeshje ndaj Osasunas, që u mbyll me fitoren 0-2 të “Los Blancos”.

Një episod ku sipas lojtarit duhej të kishte fituar një faull pas ndërhyrjes së gabuar të Moi Gomez, me arbitrin Munuera Montero që nuk e akordoi, acaroi keq sulmuesin.

Kjo ka bërë që Vinicus të shpërthejë keq ndaj arbitrit duke e fyer rëndë: “Shko…, ti bir ku*ve”.

Këto fjalë nuk u dëgjuan nga arbitri, i cili urdhëroi vazhdimin e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat