Propozimi i çmendur nga Anglia

Futboll

Propozimi i çmendur nga Anglia

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 16:09
Casemiro gjatë incidentit

Futbolli është një sport kontakti dhe herë pas here dikush përfundon… duke u afruar paksa me kundërshtarin me qëllime jo tamam të qeta.

Dhe më pas nisin shtytjet, ofendimet dhe të gjitha ato skena që zakonisht përkufizohen si “gjëra që nuk duam t’i shohim në një fushë futbolli”.

Por në vend të kësaj rezulton se kur lojtarët fillojnë të zihen, dikush e vlerëson pozitivisht.

Për shembull, tifozët e Manchester United mund të mos kenë qenë dakord me sjelljen e Casemiro dhe tentativën për të mbytur një kundërshtar, por fakti që braziliani u hodh në sherr për të mbrojtur një shok skuadre sigurisht që ndezi zemrat e mbështetësve.

Ai që sigurisht nuk është i lumtur është arbitri, i cili zakonisht përpiqet ta zgjidhë çështjen duke ftuar qetësinë dhe duke treguar kartonë, fillimisht të verdhë dhe, nëse edhe ato nuk mjaftojnë, duke tundur pak të kuqe.

Por një protagonist i futbollit të Madhërisë së Tij është i bindur se në fund mund ta linim dhe t’i lejojmë lojtarët të rrahin njëri-tjetrin, paksa siç ndodh në hokej.

Në fakt, mesfushori i Wiganit, James McClean, beson se rregullat duhet të ndryshohen, duke i lejuar lojtarët të zihen për rreth dhjetë sekonda pa u përjashtuar.

Një ide që irlandezi e ka shprehur në profilin e tij në Instagram dhe që sigurisht ka intriguar më shumë se disa.

“Vetëm një vëzhgim. Unë mund t’ju garantoj se nëse futbolli do të vendoste një rregull si ai që ekziston në hokej mbi akull, ku nëse një lojtar ka probleme me një tjetër, të gjithë i lënë të dy të zihen për 10 ose 15 sekonda dhe pastaj ata largohen përkohësisht nga fusha, do të kishte më pak njerëz që do të simulonin”.

Një propozim i veçantë, i cili vështirë se do të zbatohet. Por tregon se edhe mes protagonistëve në fushë ka nga ata që kërkojnë më shumë tolerancë nga arbitrat për situata të ngjashme. Edhe nëse nuk duhet shumë për të imagjinuar se me një rregull të ngjashëm, hapi nga futbolli në boks mund të jetë i shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat