Legjenda e Liverpoolit tallet me Van Dijk

Futboll

Legjenda e Liverpoolit tallet me Van Dijk

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 20:17
Virgil Van Dijk

Real Madrid është kthyer në “macën e zezë” të Liverpoolit. Skuadra e Jurgen Klopp e nisi në mënyrë spektakolare sfidën ndaj kampionëve të Europës.

Pas çerek ore kryesonin 2-0, por në fund u shkatërruan 2-5. Mbrëmje për t’u harruar në “Anfield” dhe kritika pafund për lojtarët e Jurgen Klopp, të cilët ndodhen në krizë totale.

Ish-mbrojtësi i njohur i Liverpoolit, Jamie Carragher është kapur keq me Virgil Van Dijk, autor i një prove të dobët ndaj skuadrës së Ancelottit.

“Si tifoz nuk do të doja kurrë të kritikoja apo të shkoja kundër skuadrës.

Por kur përballemi me performanca të caktuara është e pashmangshme të mos analizosh…

Të gjithë theksojnë se Liverpoolit i mungon një mesfushor.

Por, unë mendoj se skuadrës së Klopp, të cilin e respektoj dhe e admiroj shumë për gjërat e bukura që ka bërë gjatë këtyre viteve, i nevojitet një mbrojtës.

Disa kohë më parë, Van Dijk, duke buzëqeshur, u shpreh se unë nuk mund të luaja dot në mbrojtjen e këtij Liverpooli.

Po i përgjigjem se tani unë mund t’i zë vendin në prapavijën e skuadrës”, u shpreh Carragher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat