Dukagjini - Llapi, formacionet

Futboll

Dukagjini - Llapi, formacionet

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 12:29
Dukagjini

Dukagjini dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit janë nikoqir të llapjanëve në takimin e rëndësishëm të mesit të tabelës, takim që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” nga ora 13:00.

Ekipi i Armend Dallkut vjen nga humbja e thellë ndaj Dritës dhe synon t’i kthehet fitores për t’u ngjitur në pozitën e katërt në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës e ka nisur mirë sezonin pranveror me dy fitore radhazi dhe synon të tretën, për t’u ngjitur vetë në pozitën e katërt, e cila me shumë gjasa i dërgon klubet në garat evropiane.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Kuçi, Basriu, Dallku, Kameraj, Khomutov, Morina, Ahmeti, Zulfiu, John, Santos.

Llapi: Avdyli; Shabani, Alidema, Rivera, Selimi, Milic, Krasniqi, Bytyqi, Limani, Neto, Progni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat