Smith: Ndaj Cityt do të kërkojmë pikë

Futboll

Smith: Ndaj Cityt do të kërkojmë pikë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 20:50
Smith

Trajneri i ri i Leicesterit, Dean Smith, pas rikthimit në krye të skuadrës si trajner ka thënë se të shtunën kundër Manchester Cityt ekipi do të kërkojë pikë.

Ai ka ardhur në detyrë pasi Brendan Rodgers u tërhoq në fillim të këtij muaji, duke e lënë Leicesterin në vendet e fundit të tabelës dhe pa fitore që nga shkurti.

“E shtuna do të jetë një provë e madhe, por është një lloj rasti që na kujton të gjithëve se çfarë do të thotë të jesh një klub i Premier League, duke konkurruar kundër lojtarëve më të mirë në botë. 

Ne shkojmë atje pozitivisht, duke kërkuar pikë", ka thënë Smith. “Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të drejtoj ekipin gjatë këtyre javëve të fundit të sezonit. 

Sfida para nesh është e qartë, por është një e tillë që unë dhe ekipi e kemi përjetuar më parë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat