Liverpool nuk është i gatshëm për ta transferuar Bellinghamin

Futboll

Liverpool nuk është i gatshëm për ta transferuar Bellinghamin

Më: 12 prill 2023 Në ora: 22:00
Bellingham

Manchester City dhe Real Madrid janë dy pretendentët kryesorë për të siguruar shërbimet e të riut anglez, Jude Bellingham, i cili aktualisht është pjesë e Borussia Dortmundit.

Kjo pasi Liverpool nuk duket i gatshëm të përmbushë vlerën e vendosur nga klubi gjerman, që mund të shkojë më shumë se 100 milionë funte.

Sipas "Liverpool Echo", mesfushori i Chelseas, Mason Mount, konsiderohet tani si objektiv i skuadrës së Jurgen Kloop këtë verë. 

Liverpooli aktualisht kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje të Premier League ndodhet në vendin e tetë në tabelë, dymbëdhjetë pikë larg vendeve ku sigurohet Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat