Ferizaj dridh shtyllën e Prishtinës, Llapi dhe Gjilani në epërsi 

Futboll

Ferizaj dridh shtyllën e Prishtinës, Llapi dhe Gjilani në epërsi 

Nga: K. Goca Më: 15 prill 2023 Në ora: 15:43
Prishtina

Ballafaqimi mes Prishtinës dhe Ferizajt, ka përfunduar me një gol pjesa e parë. 

Takimi po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.   

Në minutën e 17-të, Drilon Islami nga rreth 25 metra dridhi shtyllën e djathtë të Prishtinës.

Në fund të pjesës së parë Gentrit Halli ka shkaktuar penallti, pasi që e ndali topin me dorë.

Leotrim Kryeziu ka shënuar nga penalltia në minutën e 45+5 dhe kaloi në epërsi Prishtinën.

Gjilani po tregon lojë të mirë në stadiumin “Liman Gegaj në Malishevë,

Gjilanasit avancojnë me rezultat 2:0 ndaj Malishevës, duke iu falënderuar golave të Billallit (12’) e Zekës (31’).

Trepça ’89 po pëson humbje në “Riza Lushta” në Mitrovicë, me rezultat 1:0 nga Llapi.

Autor i golit është Krasniqi (25’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat