Modriç u lëndua kundër Gironas

Futboll

Modriç u lëndua kundër Gironas

Më: 25 prill 2023 Në ora: 23:53
Modriç

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç nuk ka mundur të përfundojë takimin me Girona.

Skuadra e Carlo Ancelottit u mposht me rezultat 4:2, ndërsa kroati u zëvendësua nga Aurelien Tchouameni menjëherë pas golit të katërt të kundërshtarëve në minutën e 63-të.

Sipas Marca, vendimi për të zëvendësuar mesfushorin 37-vjeçar është shkaktuar nga dhimbja që lojtari ka ndjerë pas një përplasjeje me një kundërshtar.

Veteranit iu desh të vendoste akull në këmbë.

Luka Modric ka bërë 44 paraqitje në Real Madrid në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë gjashtë asistime..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat