Tërbohet Ancelotti

Futboll

Tërbohet Ancelotti

Më: 3 maj 2023 Në ora: 15:08
Ancelotti

Kolaps i Real Madridit në stadiumin “Anoeta”.

Të bardhët dëlën të mposhtur 2-0 në tokën baske kundër Real Sociedad dhe tani duhet t’i thonë lamtumirë çdo shprese matematikore për të arritur Barcelonën, që tani është në rrugën e saj drejt titullit.

Protagonisti negativ i humbjes së Realit ishte mbrojtësi brazilian Militao, gabimi makroskopik i të cilit vendosi ndeshjen.

Numri 3 humbi kontrollin dhe, pasi rrëshqiti, bëri një pasim vetëvrasës mbrapa, që e vuri në vështirësi Courtois dhe i dha mundësinë e artë Kubo për të shënuar. Një gabim që i kushtoi shtrenjtë Realit dhe acaroi trajnerin e “Los Blancos”, Carlo Ancelotti.

Mbrojtësi brazilian po përjeton një periudhë negative, me shumë gabime që kanë kompromentuar ndeshjet e fundit të luajtura nga të bardhët në La Liga.

Një seri gafash, të cilat këtë herë Ancelotti nuk i ka anashkaluar.

“Duhet të zgjohet menjëherë, – është kritika shumë e ashpër e trajnerit, – sepse ka humbur aftësitë mbrojtëse që e dallojnë”.

Një paralajmërim i qartë i trajnerit nga Reggiolo, ndaj braziliani duhet të ndryshojë kursin.

Me La Liga që po ngjyroset gjithnjë e më shumë blaugrana (Barcelona fluturoi në +14 pikë nga të bardhët, kur kanë mbetur të luhen edhe 5 ndeshje nga fundi), Real Madridi pret të bëjë autokritikë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Manchester City. Nuk lejohen më gabime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat