Shkupi me fitore e mbylli në Çair

Futboll

Shkupi me fitore e mbylli në Çair

Më: 10 maj 2023 Në ora: 23:10
Shkupi

Shkupi me fitore e ka mbyllur sezonin në stadiumin e Çairit, duke e mundur ekipin e Makedonija Gj.P, me rezultat 3:0.

"Njëherit kjo ishte edhe ndeshja e fundit në Çair për fantazistin tonë, Freddy Alvarez, të cilit i mbaron kontrata me ekipin tonë në fund të sezonit.

Ndeshja filloi me minutat e para të qeta, e që më pas në minutën e 11-t, goditjen e Cephasit e ndali portieri vendas, që më pas edhe tentimi i Ademit u bllokua nga mbrojtja. Në minutën e 23-t, pati super intervenim portieri Artan Iljazi, i cili ndali goditjen e Fazliut, i cili ishte sy me sy me te.

Super aksion erdhi në minutën e 36-t, i nisur nga Alvarez, që dha në thellësi top për Cephasin, e që ky të kalon me shpejtësi një nga mbrojtësit dhe asistoi për Adetunjin që e pati të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.

Në minutën e 44 Alvarez krosoi nga këndi te Ali Adem, i cili me kokë gjeti këndin e pambrojtur për të rritur epërsinë në 2:0 me të cilin rezultat u shkua në pushim.

Pjesa e dytë nisi me një pritje të portierit Iljazi, i cili ndali goditjen e fortë të Voshas. Në minutën e 49 Cephas provoi nga distanca, por topi shkoi vetëm skaj portës. Në minutën e 70-t, Alvarez me super asistim për Adetunjin, i cili më pas në zonën e rrezikut vallëzoi mes mbrojtjes kundërshtare për rezultatin 3:0.

Në minutën e 78 Alvarez pati super shans për të shënuar, por goditja e tij përfundoi vetëm mbi portë. Sheji tentoi me një goditje të fortë në minutën e 82-t, mirëpo portieri i mohoi golin. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, që na le të qetë në pozitën e dytë, ndërsa ndeshjne e fundit e luajmë të dielën në Strugë", shkruan në faqen e FC SHkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat