Operohet Bennacer, rikthimi në fushë pritet vitin e ardhshëm

Futboll

Operohet Bennacer, rikthimi në fushë pritet vitin e ardhshëm

Më: 16 maj 2023 Në ora: 15:00
Bennacer

Mesfushori algjerian i Milanit, Ismael Bennacer iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë paraditen e të martës në Lion të Francës, duke mbyllur para kohe vitin 2023.

Lajmin për operacionin e ka dhënë vetë klubi i Milanit nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku shpjegohet se tashmë Bennacer do të qëndrojë pushim, për të rinisur më vonë edhe fazën e riaftësimit.

Klubi kuqezi thotë në komunikatë se për rikuperimin do të duhen rreth 6 muaj, megjithatë një precedent i mëparshëm me ish-mesfushorin Bonaventura, ka zgjatur plot 8 muaj.

E nëse e njëjta kohë do t’i duhet edhe Bennacer, atëherë mesfushori algjerian do të rikthehen në fushë vetëm në fillim të vitit 2024 për të dhënë sërish kontributin e tij me fanellën kuqezi.

Bennacer është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Milanit dhe titullar i padiskutueshëm, teksa u dëmtua pikërisht të mërkurën e kaluar në derbin ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat