Cassano sulmon Mourinhon

Futboll

Cassano sulmon Mourinhon

Më: 21 maj 2023 Në ora: 13:54
Cassano

Antonio Cassano nuk e ka kapërdirë dot mënyrën sesi Roma u kualifikua për në finalen e Europa League përballë Leverkusen dhe për këtë arsye gishtin e drejton për nga tekniku portugez Jose Mourinhon.

Për këtë ish-lojtari i Romës ia vë fajin Mourinhos.

Sipas tij, futbolli i portugezit është i turpshëm teksa kalimin në finalen e Budapestit e konsideroi thjesht një çështje fati dhe jo zotësie.

“E dua Romën, i dua ata njerëz.

Por Roma nuk luajti në 98 minuta.

Trajneri do të thotë se gjithçka është e veçantë, por ai është më me fat se sa është i fortë. Unë duhet të flas për ndeshjen dhe të analizoj lojën.

Është turp. Diçka e pakuptueshme.

Por çfarë do të thotë ai? Ai do të thotë që është në finale, se ka fituar”, tha mes të tjerash Cassano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat