Chelsea dhe Interi së shpejti në tavolinë për disa lojtarë

Futboll

Chelsea dhe Interi së shpejti në tavolinë për disa lojtarë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 00:38
Romelu Lukaku

Chelsea dhe Interi do të hyjnë në bisedime së shpejti për disa lojtarë.

Skuadra italiane është duke e kërkuar Kalidou Koulibalyn si top prioritet, pasi për ta është duke u konsideruar si opsion perfekt për mbrojtjen.

Do të flitet edhe Romelu Lukakun, të cilin Interi dëshiron që ta mbajë, raporton Fabrizio Romano.

Ndërkohë, Chelsea që ka dalë për gjueti për një porteri, do të kërkojë informacione për Andre Onanan.

Blutë dërguan ofertë 93 milionë euro te Milani për Mike Maignanin, por që rossonerët e refuzuan atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat