Këtë nuk e keni ditur për Afrim Tovërlanin dhe Shukri Paçaradën 

Futboll

Këtë nuk e keni ditur për Afrim Tovërlanin dhe Shukri Paçaradën 

Nga: K. Goca Më: 30 qershor 2023 Në ora: 19:08
Afrim Tovërlani dhe Shukri Paçarada 

Është interesant se me 23 qershor të vitit 1985, juniorët e klubit të futbollit Prishtina, u ballafaquan me Vardarin e Shkupit.

Në përbërjen e Prishtinës, emra të spikatur të futbollit, si Afrim Tovërlani, portieri Shukri Paçarada, Fadil Berisha, Ramiz Budeci, Arsim Gashi, Luan Dërmaku etj.

Afrim Tovërlani brenda 3-4 sekondave ka qëlluar tërthorësen dhe shtyllën, por fati sportiv nuk ishte me të.

Prishtina e kishte zhvilluar ndeshjen e xhiros së parë të turneut të 33-të tradicional për juniorë "Riviera e Kvartnerit". 

Ndeshja u zhvillua në fushën e Marlincit afër Rijekës.

Ballafaqimi kishte përfunduar pa gola (0:0).

Prishtina - Vardari 0:0

Prishtina: Paçarada, Gjikolli (Krasniqi), Ahmeti, Gashi, Bajgora, Tomasheviqi, Kodraliu, Dërmaku, Berisha (Tmava), Tovërlani dhe Budeci.
Vardari: Ristovski, Stojanovski, Stojanoviqi, Babunski, Bozhinovski, Mishevski, Shuljanovski, Kostaranov, Popevski, Milenkovski dhe Anastanovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat