Broja i dërgon mesazhin e koduar Chelseat

Futboll

Broja i dërgon mesazhin e koduar Chelseat

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 12:43
Broja

Broja ka qenë jashtë fushave të blerta që nga Kupa e Botës në Katar, pasi pësoi një dëmtim të tmerrshëm të ligamentit të kryqëzuar, ndërsa luante një miqësore për Chelsea, duke e përfunduar sezonin e kaluar me vetëm një gol në 19 ndeshje.

21-vjeçari ka qenë me blutë që kur ishte fëmijë dhe është rritur në radhët e akademisë së “Stamford Bridge”. Broja shijoi një periudhë huazimi te Southampton gjatë sezonit 2021-2022, ku shënoi 9 gola në 38 ndeshje, në të gjitha garat, duke i bërë tifozët të besojnë se ai mund të bëhet golashënuesi kryesor i Chelsea, por kjo nuk ka ndodhur ende.

Fansat e Brojës janë bërë edhe më të shqetësuar për të ardhmen e tij, pas postimit të fundit të yllit tonë kuqezi në Instagram. Pasi Chelsea njoftoi nënshkrimin e sulmuesit Nicolas Jackson nga Villarreal, Broja postoi një foto të tijën me numrin 18 në shpinë, në një “Stamford Bridge” të mbushur plot, me një rreth blu dhe dy pikëçuditëse si mbishkrim.

Disa tifozë të shqetësuar ishin të bindur se postimi i Brojës ishte një përgjigje e mprehtë për nënshkrimin e Jackson, me një fans që komentoi: “Broja mendonte se do të ishte sulmuesi kryesor i Chelsea, derisa marrëveshja e Jackson u bë zyrtare”.

Një koment i dytë thoshte: “Mesazhet e koduara brenda këtij postimi janë vërtet shumë”. Një i tretë nënvizonte: “Lol…, njerëzit thonë se ndihet i tradhtuar nga Chelsea. I dhanë garanci kur ai donte të largohej te West Ham”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat