Di Maria shkëlqen me gol dhe asist

Futboll

Di Maria shkëlqen me gol dhe asist

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 20:11
Di Maria

Angel Di Maria nuk është larguar kurrë nga Benfika. Kjo është ajo që mund të mendosh duke parë ndeshjen e parë të argjentinasit pas 13 viteve larg portugezëve.

Argjentinasi iu bashkua përsëri skuadrës ku bëri famë në Europë gjatë merkatos së verës dhe që në ndeshjen e tij të parë në fazën përgatitore, një miqësore ndaj Bazelit, ai ka dhënë spektakël në ndeshjen e luajtur në Zvicër.

Ishte pikërisht Di Maria ai i cili i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 24 të sfidës duke treguar nuhatjen para portës ndonëse nuk është një sulmues i zonës së vogël.

Më pas, në fundin e pjesës së parë, ai dha asistin për golin e Jurashek, i cili çoi shifrat përkohësisht në 3-0 për ekipin e tij.

Sfida u mbyll me rezultatin 3-1, ndërsa Di Maria luajti vetëm 45 minutat e parë.

Por ajo që dha në fushë, tregoi se argjentinasi është gati të vazhdojë aty ku e la 13 vite më parë, kur u largua drejt Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat