Afrimi i ri i Milanit, Reijnders: Vendim i lehtë, ëndërroj të fitojmë Champions League

Futboll

Afrimi i ri i Milanit, Reijnders: Vendim i lehtë, ëndërroj të fitojmë Champions League

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 21:14
Tijjani Reijnders

Tijjani Reijnders mezi po pret të bëhet futbollist i Milanit.

Mesfushori ka arritur akord me kuqezinjtë dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.

Holandezi, i cili vjen nga AZ Alkmaar është shprehur i lumtur që do t’i bashkohet skuadrës italiane.

“Që në momentin e parë që më ka kërkuar Milani unë thash menjëherë po. Ëndërroj që me Milanin të fitojë Champions Leaguen dhe titullin kampion të Serie A. Të zgjidhja Milanin, për mua ishte një vendim shumë i lehtë”, – Tha ai.

Futbollisti ka luajtur 34 ndeshje në sezonin që kaloi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat