Brighton refuzon sërish “blutë”, Chelsea nuk ndalet për Moises Caicedo

Futboll

Brighton refuzon sërish “blutë”, Chelsea nuk ndalet për Moises Caicedo

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 08:42
Moises Caicedo

Për herë të tretë tashmë, “pulëbardhat” e Brighton kanë refuzuar ofertën e “bluve” të Chelsea, për shërbimet e 21-vjeçarit ekuadorian të mesfushës, Moises Caicedo, lojtar ky i cili kërkohet me ngulm në Londër.

Oferta e refuzuar kësaj here kapte shifrën e 80 milionë paundëve.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “pulëbardhat” kërkojnë të marrin më shumë para për shitjen e ekuadorianit.

Ndërkaq, negociatat për transferimin e Caicedo në “Stamford Bridge” vazhdojnë akoma dhe sipas raportimeve më të fundit, pritet që shumë shpejt të vijë dhe zyrtarizimi i marrëveshjes për 21-vjeçarin nga Ekuadori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat