Zekiç me dilemën Hadroj deri në fund

Futboll

Zekiç me dilemën Hadroj deri në fund

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 13:33
Pamje nga një ndeshje

Rreth 48 orë nga transferta me Valmieran, trajneri i Partizanit ka ende dilemën Hadroj në kokë. Zoran Zekiç duket se ka një ide sa i përket formacionit me të cilin do të zbresë në fushën letoneze dhe do të kërkojë fitoren.

I vetmi dyshim mbetet Hadroj, gjendja e të cilit duhet parë deri pak orë para ndeshjes. Kroati ka lënë të kuptohet se nuk nxitohet për të konsideruar lojtarin si “të humbur”.

“Të kuqtë” kanë vendosur të udhëtojnë 3 ditë para në Letoni, pasi drejtuesit e stafi dëshirojnë që skuadra të ambientohet dhe të jetë sa më e qetë.

Demat synojnë fitoren ditën e enjte për të bërë gjithçka më të thjeshtë për sfidën e kthimit pas një jave, teksa synojnë të kualifikohen në “Play-Off” të këtij kompeticioni.

Formacioni i mundshëm: Qirko, Atanaskovski, Kocijan, Sota, Hadroj (Preka), Murataj, Mehmeti, Rrapaj, Taipi, Mba, Cara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat