Spektakël dhe katër gola në “Allianz Arena”, Leverkuseni i merr pikë Bayernit

Futboll

Spektakël dhe katër gola në “Allianz Arena”, Leverkuseni i merr pikë Bayernit

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 23:00
Pamje ngfa ndeshja

Bayerni vuan shumë përballë Bayer Levekusenit në “Allianz Arena” në ndeshjen hapëse të javës së katërt të Bundesligës.

Dy herë kaloi në epërsi skuadra bavareze, me Harry Kane dhe Gortezkan, por po kaq herë barazoi Leverkuseni me Grimaldon në pjesën e parë dhe Palacios në kohën shtesë.

Dy skuadrat kryesuese të Bundesligës ndajnë pikët dhe kreun, pasi kanë grumbulluar nga 10 pikë në katër ndeshje.

Bayer Leverkuseni mundi të rezistonte më pak se shtatë minuta në sfidën e javës së katërt të Bundesligës në transfertë me Bayernin e Mynihut.

Në zhvillimet e një goditjeje këndore, sulmuesi anglez, i gjendur i lirë në shtyllën e dytë, e dërgon lehtësisht topin në rrjetë.

E nisin keq sfidën “Aspirinat”, ku aktivizohet titullar Granit Xhaka, duke pësuar shumë shpejt përballë kampionëve në fuqi.

Në minutën e 24-t kthehet ekuilibri në rezultat falë ekzekutimit perfekt të goditjes së lirë nga Grimaldo, 1-1.

Sfida mbeti e hapur deri në minutat e fundit, me raste në të dyja portat, për të ardhur më pas te goli i Goretzkas, që i siguroi fitoren Bayernit, 2-1.

Në minutat shtesë vjen goli i barazimit i Palacios, i shënuar me penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat