Prandelli: Milani ka një problem të madh

Futboll

Prandelli: Milani ka një problem të madh

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 15:42
Prandelli

Në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport, ish-trajneri i Italisë, cesare Prandelli, ka komentuar derbin Inter-Milan, i fituar 5-1 nga zikaltrit.

“Inter më është dukur i pandalshëm, titullarët dhe lojtarët e stolit japin të njëjtin kontribut: sasi, cilësi, fuqi. Dhe kushdo që është në fushë, loja nuk ndryshon.

“Nuk ka asnjë varësi, ndryshe nga Milan-i. Për aq sa kam parë unë, kuqezinjtë varen nga Leao, që në aksionin e vetëm të vërtetë në thellësi, me dy prekje ka shkuar në portë. Të tjerët kanë lënë për të dëshiruar.

“Thuram? Nuk mbaj mend një debutues në derbi që të ketë pasur një ndikim të tillë: ndoshta Sneijder në fitoren 4-0 të 2009-ës, por ai nuk shënoi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat