Ten Hag: Treguam karakter

Futboll

Ten Hag: Treguam karakter

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 12:13
Ten Hag

Bayern Munich fitoi ndaj Manchester United me shifrat 4-3, por trajneri holandez Ten Hag është i lumtur që skuadra e tij tregoi karakter pavarësisht rezultatit përfundimtar.

“I zhgënjyer për faktin se i shënuam 3 gola një ekipi të shkëlqyer si Bajerni në transfertë dhe nuk arritëm të dilnim qoftë edhe me barazimin.

Shënimi i golit në fillim të pjesës së dytë dhe ruajtja e rezultatit për disa minuta mund të kishte ndryshuar perceptimin e lojë nga ekipi ynë, por nuk ia dolëm dhe ata shënuan nëpërmjet penalltisë.

Kemi kaluar një javë jo të lehtë dhe mund të marrim diçka pozitive prej Mynihut”, përfundoi Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat