Në pritje të një dasme përrallore me 400 të ftuar këtë fundjavë

Futboll

Në pritje të një dasme përrallore me 400 të ftuar këtë fundjavë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 15:01
Ronaldo Nazario dhe Celina Locks

Këtë të hënë, më 25 shtator, Ronaldo Nazario dhe Celina Locks u martuan.

Modelja dhe ish-futbollisti i shquar i thanë “po” njëri-tjetrit në altar, pasi e filluan lidhjen e tyre shtatë vite më parë. Ishte një hap që pritej më shpejt se sa vonë dhe u hodh në një ceremoni intime e fetare në Ibiza, konkretisht në kishën “Es Cubell”, në të cilën Ronaldo duhej të pagëzohej ditë më parë.

Çifti ka menduar t’i tregojë disa detaje të ceremonisë përmes rrjeteve të tyre sociale.

“Sot kemi bashkuar familjet tona në një festë intime fetare. Kështu fillojmë një javë plot emocione”, – kanë thënë në llogarinë në Instagram, ku kanë postuar edhe disa fotografi të një prej momenteve më të veçanta të jetës së tyre. Mes të ftuarve ishin futbollisti Julio Bautista, gruaja e të cilit, Silvia Nistal, organizoi dasmën, si dhe biznesmeni i njohur Juan José Hidalgo.

Ronaldo e ka pritur sipas traditës nusen, e cila është vonuar disa minuta, ndërsa ka mbërritur në kohë, madje pak minuta para orës pesë të pasdites, orën në të cilën ishte caktuar ceremonia. Dasma ishte tradicionale, nuk mungonin as petalet e trëndafilit dhe orizi që të ftuarit ia hidhnin nuses dhe dhëndrit teksa dilnin nga kisha, në shenjë feste. Ajo zgjodhi nuancën krem, edhe “Fenomeni” po ashtu.

Për ta ka nisur një javë shumë e veçantë. Edhe pse tashmë janë martuar para syve të Zotit, do të jetë fundjava kur do të lënë mënjanë “minimalizmin” për të bërë një festë me stil, me 400 të ftuar. Do të ndodhë në Ibiza, sipas mediave iberike, në shtëpinë që Ronaldo ka në ishull. Aty do të mund të festojnë dasmën ashtu siç e meritojnë me miqtë dhe familjarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat