Courtois: Kepa fenomen

Futboll

Courtois: Kepa fenomen

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 15:24
Courtois

Thibaut Courtois pësoi një dëmtim të rëndë në gusht. Portieri belg këputi ligamentin e gjurit dhe kreu një ndërhyrje kirurgjikale. 31-vjeçari do t’i mungojë gjatë Realit, teksa rikthimi i tij në fushë pritet të ndodhë gjatë marsit të vitit 2024.

“Los Blancos” zgjodhën Kepa Arrizabalagan, duke siguruar huazimin e portierit bask nga Chelsea deri në verën e ardhshme.

Kepa po bën mirë mes shtyllave të Realit. Rreth formës dhe paraqitjeve pozitive të tij, foli vetë Courtois. I cili thur elozhe për kolegun dhe “thumbon” londinezët.

“Mendoj se Chelsea bëri një gabim të madh duke na dhuruar këtë djalë të jashtëzakonshëm. Kepa është me të vërtetë një portier shumë i fortë.

Sigurisht një nga pesë më të mirët në botë për momentin”, theksoi Courtois në prononcimin për Defensa Central.

Realin e pret sot një transfertë e komplikuar, kundër surprizës Girona, që e ka nisur sezonin e ri në Spanjë në mënyrë perfekte.

Duke regjistruar 6 fitore dhe një barazim deri tani. Girona-Real Madrid (18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat