Guardiola flet për Topin e Artë

Futboll

Guardiola flet për Topin e Artë

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 15:39
Guardiola

Lionel Messi dhe Erling Haaland janë dy kandidatët kryesorë për ta fituar Topin e Artë, dhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka dhënë mendimin e tij në debatin se kush duhet ta fitojë çmimin e madh.

Trajneri i Manchester Cityt, Guardiola në të kaluarën ka pasur nën urdhrat e tij Lionel Messin, ndërsa tani e ka bomberin, Erling Haaland.

“Gjithmonë e kam thënë se Topi i Artë duhet të ndahet. Një për Messin, një për të tjerët. Haaland duhet ta fitojë, po ose po. Ne e fituam tripletën, ai shënoi miliona gola. Do të doja që Erling ta fitojë, por Messi... Leo fitoi Kupën e Botës”, tha Guardiola.

Haaland shënoi 52 gola në të gjitha garat për Cityn sezonin e kaluar, duke përfshirë 36 sosh në Premier Ligë. 23 vjeçari gjithashtu ishte edhe golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar. City e fitoi Premier Ligën, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup (tripletën).

Lionel Messi e ndihmoi Paris Saint-Germain ta fitojë titullin e Ligës 1 sezonin e kaluar, si dhe e fitoi trofeun e madhe me Argjentinën, atë të Kupës së Botës në Katar.

Ceremonia për Topin e Artë do të mbahet në Paris më 30 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat