Tifozët e Arsenalit të zemëruar pasi ylli i Man Utd përfundon më lartë se Saka në renditjen për Topin e Artë

Futboll

Tifozët e Arsenalit të zemëruar pasi ylli i Man Utd përfundon më lartë se Saka në renditjen për Topin e Artë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 20:44
Andre Onana

Andre Onana ka përfunduar më lart në renditjen për Topin e Artë se Bukayo Saka dhe kjo i ka ‘shokuar’ tifozët e Arsenalit.

Në ceremoninë në Paris, Didier Drogba do t’i dorëzojë trofeun lojtarit më të mirë në botë për sezonin 2022/23.

Ndërsa numërimi mbrapsht për prezantimin vazhdonte, u zbuluan lojtarët e renditur nga 21 deri në 25.

Megjithatë, tifozët u befasuan kur panë se portierit i Manchester United  zuri  vendin e 23-të dhe një  mbi Sakan që ishte në vendin e 24-të.

Sidoqoftë, renditja e Topit të Artë bazohet në sezonin 2022/23, ku ai luajti për Interin dhe pati paraqitje të mira.

Gjatë sezonit të tij të fundit në Itali, Onana mbajti 19 portë të paprekura teksa skuadra e tij arriti në finalen e Ligës së Kampionëve dhe fitoi Kupën e Italisë.

Ndërkohë Saka në anën tjetër shënoi 15 gola dhe bër 11 asistime për “Topçinjtë”.

Anglezi gjithashtu shënoi tre gola për Anglinë teksa arriti në çerekfinale të Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat