Atletico Madridi merr vendim për të ardhmen e Simeones

Futboll

Atletico Madridi merr vendim për të ardhmen e Simeones

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 19:35
Diego Pablo Simeone

Atletico Madridi përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar se trajneri Diego Simeone ka rinovuar kontratën e tij me klubin.

Diego Pablo Simeone ka nënshkruar kontratën e tij të re te Atletico, që do ta mbajë atë në “Wanda Metropolitano” deri më 30 qershor të vitit 2027.

Simeone dhe Atletico si duket janë një histori “dashurie” e pa fund, pasi që ai është trajner i gjigantit madrilen që nga viti 2011.

Që nga ajo kohë, Simeno me Atleticon kanë fituar tetë tituj; dy tituj të La Ligas, një titull të Kupës së Mbretit, dy tituj të Ligës së Evropës, dy tituj të Super Kupës Evropiane dhe një titull të Super Kupës së Spanjës.

Deri tani, Simeone ka qenë në krye të Atleticos për 642 ndeshje, nga të cilat 380 janë fitore dhe vetëm 18% janë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat