​Viktoria Plzen kualifikohet tutje, lufta për vendin e dytë mes Ballkanit, Astanas dhe Dinamo Zagrebit

Futboll

​Viktoria Plzen kualifikohet tutje, lufta për vendin e dytë mes Ballkanit, Astanas dhe Dinamo Zagrebit

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 21:36
Ilustrim

Ka përfunduar ndeshja interesante mes Viktoria Plzen dhe Dinamo Zagrebit, ku vendasit kanë korrur fitoren e katërt me radhë në fazën e grupeve, dhe e kanë siguruar kualifikimin tutje.

Viktoria Plzen e ka mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Tomas Chory, i cili vulosi fitoren e Viktoria Plzenit në minutën e 35’.

Me pikët e reja, Plzen ngjitet në kuotën e 12 pikëve në krye të Grupit C, tetë sosh më shumë se Astana e Ballkani në vendin e dytë dhe tretë.

Në anën tjetër, Dinamo Zagrebi zë vendin e fundit në tabelë me vetëm tre pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 1:0 në favor të Viktoria Plzen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat