Marcus Thuram zbulon sekretin

Futboll

Marcus Thuram zbulon sekretin

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 14:47
Marcus Thuram

Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, foli për DAZN duke prekur shumë tema të rritjes së tij personale dhe botën zikaltër. Këto janë fjalët e tij: “Qershorin e kaluar zgjodha Interin për shkak të një ndjenje që kisha brenda vetes.

Dy vite më parë më duhej të vija këtu, por u dëmtova.

Më lëndoi tmerrësisht kjo, sepse e kisha imagjinuar tashmë ta vishja fanellën e Interit dhe të luaja në ‘San Siro’.

Edhe dy vite më vonë ajo ndjenjë më mbeti, ndaj doja të vija këtu pa hezitim. I pari që më shkroi kur mbërrita ishte Dimarco.

Ai më priti dhe më tha se më priste prej dy vitesh”.

Një kujtim nga derbi i parë kundër Milanit? Ja si përgjigjet francezi: “Kur mbyll sytë dhe mendoj për derbin, më vjen në kokë momenti kur hymë në fushë dhe dy koreografitë. Ishte diçka e veçantë. Goli në derbi? Mbaj mend që erdhi nga një rifillim i aksionit.

Lautaro e dërgoi topin te Dumfries, i cili e nisi pastaj për mua. Pashë që Thiaw nuk më markoi menjëherë, çka do të thotë se kisha kohë të manovroja. Kisha kohë të gjuaja, e bëra këtë dhe shënova fatmirësisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat