Havertz dërgon një mesazh në drejtim të tifozëve pas fitores ‘dramatike’ ndaj Brentfordit

Futboll

Havertz dërgon një mesazh në drejtim të tifozëve pas fitores ‘dramatike’ ndaj Brentfordit

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 10:17
Kai Havertz

Kai Havertz ka falenderuar tifozët e Arsenalit për mbështetjen e tyre të palëkundur në fitoren ‘dramatike’ në minutat e fundit ndaj Brentfordit të shtunën.

24-vjeçari ka bëra paraqitjen më të mirë që prej se u bë pjesë e “Topçinjve”. Pas një krosimi milimetrik nga krahu i djathtë ai u gjend mirë në zonë për të shënuar me kokë dhe për të dërguar Arsenalin në krye të Ligës Premier për herë të parë këtë sezon.

Havertz përmes një postimi në rrjetin social Instagram falenderoi tifozët të cilët e kanë mbështetur atë që prej transferimit të tij në afatin kalimtar veror.

“Fitore e madhe në udhëtim. Faleminderit për mbështetjen. Një tjetër ndeshje e madhe për t’u përgatitur tani”, ka shkruar ai.

Havertz padyshim që ka hasur në vështirësi për të gjetur formën që prej transferimit të tij nga Chelsea për shumën e 81 milionë eurove. Por, kjo nuk i ka ndalur tifozët e Arsenalit për t’i qëndruar pranë dhe kjo mbështetje më në fund ka dhënë frytet e veta.

Goli i tij me kokë ishte i pari nga loja e hapur për klubin e tij të ri. Paraprakisht ai kishte shënuar nga penalltia në fitoren e thellë të Arsenalit me rezultat 4-0 ndaj Bournemouthit në shtator.

Ish-lojtari i Bayer Leverkusen tani shpreson që ka lënë prapa krahëve ditët e këqija dhe tani e tutje do të ketë mundësinë të shfaq potencialin e tij të plotë, sidomos duke marrë parasysh orarin e ngjeshur të Arsenalit gjatë javëve në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat