Gjasula 90 minuta në fushë, Darmstadt “bie” në shtëpi

Futboll

Gjasula 90 minuta në fushë, Darmstadt “bie” në shtëpi

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 22:55
Lone Selke

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula ishte në fushë për 90 minuta për skuadrën e Darmstadt.

Këta të fundit luanin në shtëpi ndaj Koln, por nuk mundën të dilnin qoftë edhe me një pikë pasi u mposhtën nga Koln me rezultatin 0-1.

Golin vendimtar për miqtë e shënoi Selke në minutën e 60-të, teksa sulmuesi nuk gaboi nga fare pranë portës kundërshtare pas një goditje këndi. Falë këtij trepikëshi,

Koln ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në vendin e 15-të të Bundesligës teksa në të njëjtën kuotë pikësh është edhe Darmstadt i Gjasulës, por që renditet në vendin e 16-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat