Shqipëria në “Euro 2024”, sot shorti në Hamburg

Futboll

Shqipëria në “Euro 2024”, sot shorti në Hamburg

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Në Hamburg, në orën 18:00 do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Evropianit

Momenti i së vërtetës. Të shtunën në orën 18:00  do të përvijohet faza e grupeve të Euro 2024.

Në ambientet e Filarmonisë së Elbës në Hamburg do të hidhet shorti i grupeve të Kampionatit të ardhshëm Evropian, në të cilin do të thirret dhe Shqipëria për të mësuar kundërshtarët e saj.

Skuadrat janë të vendosura në  katër vazo në bazë të rezultateve të marra në fazën kualifikuese. Shqipëria bën pjesë në vazon e dytë. Tre fituesit e play-off-it do të jenë në vazon e katërt dhe emrat e tyre do të mësohen vetëm në mars.

Për të besuarit e trajnerit Silvinjo përballja me emra të mëdhenj është e pashmangshme. Ndërsa në vazon e parë janë “peshat e rënda”, në vazon 3 ka emra si Holanda apo Kroacia, ndërsa në vazon 4 ndodhet Italia, pa harruar Zvicrën apo Serbinë.

Vazo 1: Gjermania (vend pritës), Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia.

Vazo 2: Hungaria, Turqia, Danimarka, Shqipëria, Rumania, Austria.

Vazo 3: Holanda, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Kroacia.

Vazo 4: Italia, Serbia, Zvicra, fituesi A, fituesi B, fituesi C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat