"Formacioni i ëndrrave"

Futboll

"Formacioni i ëndrrave"

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:39
Karim Benzema

Në verë Karim Benzema u transferua tek Al Ittihad në Arabinë Saudite, por sulmuesi francez nuk i ka harruar vitet që ka kaluar në Madrid.

Ose të paktën disa prej tyre. Sepse lojtari është bërë protagonist i një loje argëtuese, që ka hapur shumë polemika, madje ka bërë xhiron e rrjetit.     

Benzema duhet të zgjidhte mes ish-shokëve të skuadrës dhe kundërshtarëve formacionin e tij të ëndrrave.

Sulmuesi ka përzgjedhur 11 lojtarë, duke iu referuar kryesisht viteve të kaluar në Spanjë me fanellën e Realit. 

Dani Alves (ish-Barcelona), Pepe, Sergio Ramos e Marcelo janë katërshja e mbrojtjes, ndërsa porta i është besuar Manuel Neuerit. Në mesfushë Benzema ka preferuar bashkëatdhetarët e tij, duke zgjedhur Paul Pogba dhe Claude Makelele, duke lënë jashtë formacionit ideal emra të njohur si Luka Modric dhe Toni Kroos.

Por surpriza e vërtetë vjen nga reparti ofensiv, ku mungon ish-shoku i skuadrës Cristiano Ronaldo dhe kundërshtari Lionel Messi. Benzema ka zgjedhur 4 emra të njohur për repartin e avanacuar. Sulmi përbëhet nga Ronaldo, Ronaldinho, Zidane dhe vetë francezi. Videoja është publikuar në rrjetet zyrtare të Al Ittihad dhe po tërheq vëmendjen e të gjithë rrjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat