Kreu i Napolit zbulon arsyen pse kishte dështuar marrëveshja me Enrique

Futboll

Kreu i Napolit zbulon arsyen pse kishte dështuar marrëveshja me Enrique

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:15
Enrique

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis duke folur për mediet italiane, ka zbuluar arsyen pse kishte dështuar marrëveshja me trajnerin spanjoll, Luis Enrique.

Strategu spanjoll tashmë është në krye të PSG-së. Sipas Aurelio De Laurentiis, marrëveshja me spanjollin kishte dështuar për shkak së Enrique kërkonte më shumë para.

“Agjenti i tij erdhi në Napoli. Biseduam tri ditë, duke më kërkuar shumë para”, tha Aurelio De Laurentiis.

“Pothuajse ne arritëm marrëveshje, por në fund ai tha jo, sepse donte të fitonte edhe më shumë para”, ka theksuar numri një i kampionëve në fuqi të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat