Një tjetër i larguar te “Demat”

Futboll

Një tjetër i larguar te “Demat”

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 13:21
Kocijan

U transferua me shumë bujë, mirëpo “aventura” e tij, te “Demat e Kuq” të Partizanit, zgjati shumë pak.

Pas largimit të teknikut, Zoran Zekiq, tashmë një tjetër kroat do të largohet nga kryeqytetasit, me qendërmbrojtësin, Mateo Kocijan, i cili mesa duket, nuk është aspak në planet e teknikut, Orges Shehi.

Njoftimi për largimin e Kocijan, në mes të sezonit erdhi nga vetë klubi i “Kuq”, me këta të fundi, që e bënë publik lajmin, me anë të një postimi të shpërndarë në profilin e tyre zyrtar, në “Facebook”, ashtu siç njoftuan edhe për largimet e mesfushorit Sabit Bilali dhe “fantazistit”, Eros Grezda, që e mbyllën me kryeqytetasit, më herët gjatë këtij muaji.

Ndërkaq, kujtojmë se kroati u transferua te Partizani, gjatë merkatos së verës, si një përforcim “special”, nga kroatët e Slaven Belupo, mirëpo 28-vjeçari, nuk arriti asnjëherë të bëhej protagonist, me fanellën e “Demave”, duke u aktivizuar në vetëm 13 ndeshje, mes kampionatit dhe fazës kualifikuese të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat