Pulisic nuk dorëzohet për titullin: Duhet të luftojmë

Futboll

Pulisic nuk dorëzohet për titullin: Duhet të luftojmë

Më: 16 janar 2024 Në ora: 13:29
Pulisic

Sulmuesi i Milan-it, Christian Pulisic, ka folur për mediet amerikane për sezonin e tij të parë me klubin “kuqezi”.

Futbollisti, deri në këtë pikë, ka bërë 26 paraqitje për “Djallin”, në të gjitha kompeticionet, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë gjashtë asistime.

Pulisic theksoi se në Milano po kalon shumë mirë, ndërsa shtoi se e konsideron si një mundësi të shkëlqyer faktin që është pjesë e “Djallit”.

“Unë po argëtohem shumë në Milano. Më është dhënë një mundësi e shkëlqyer këtu”-tha ai.

Më tej i pyetur për dorëzimin në garën për titullin e Serie A, sulmuesi u shpreh se është ende gjysma e sezonit, ndaj ekipi i tij duhet të luftojë për t’ja arritur qëllimit dhe nuk ka pse heq dorë.

“Ka ende gjysmë sezoni për të kaluar, kështu që nuk më duket e drejtë të them diçka të tillë.

Ne do të vazhdojmë të përpiqemi dhe të bëjmë më të mirën. Kemi ende shumë për të luajtur dhe do të jemi të zënë edhe në Europa League.

Ka ende shumë ndeshje në kampionat këtë sezon, kështu që ne nuk jemi aspak të dekurajuar nga ajo që po ndodh. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të fituar ndeshje dhe shpresojmë t’i bëjmë tifozët tanë krenarë”-deklaroi ndër të tjera Pulisic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat