Atletico afër mbylljes së marrëveshjes për Kean

Futboll

Atletico afër mbylljes së marrëveshjes për Kean

Më: 23 janar 2024 Në ora: 19:10
Kean

Atletico Madridi po punon për ta mbyllur sa më shpejt marrëveshjen për Moise Kean.

Italiani është duke u larguar nga Torino këtë muaj pasi po kërkon më shumë kohë të rregullt për të luajtur në Kampionatin Evropian të kësaj vere.

Një pjesë e vogël e klubeve italiane regjistruan interesimin e tyre për Kean këtë muaj, duke përfshirë Monzan dhe Fiorentinan, por sulmuesi i Juventusit priti që një klub jashtë Italisë të interesohej për të.

Atletico Madridi përfundimisht doli në skenë dhe negocioi shpejt kushtet me “Bianconerët”.

Eksperti italian i transferimeve, Matteo Moretto, ka raportuar se Atletico ka vendosur të ndalojë së prituri për të mbyllur marrëveshjen për Kean dhe tani po punon të mbyllë marrëveshjen deri të premten e kësaj jave.

Klubi spanjoll fillimisht priste që Angel Correa të shitej, por askush nuk e ka arritur çmimin e kërkuar prej 30-40 milionë eurosh dhe “Los Colchoneros” nuk duan të rrezikojnë të humbasin 23-vjeçarin.

Moise Kean do t’i bashkohet Atletico Madridit në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit pa opsion blerjeje, me Atleticon që do të paguajë pagat e tij për pjesën e mbetur të sezonit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat