Lajm i mirë për Guardiolën

Futboll

Lajm i mirë për Guardiolën

Më: 24 janar 2024 Në ora: 19:20
Erling Haland

Erling Haland është ylli i fundit i Mançester Sitit që rikthehet në stërvitje pasi kampionët e Premier Ligës përgatiten të rinisin sulmin e tyre për një titull të paprecedentë të katërt radhazi javën e ardhshme.

Lëndimi i këmbës i pësuar gjatë humbjes së muajit të kaluar me Aston Vilën e ka mbajtur norvegjezin jashtë për gjashtë javë, por ai mbetet golashënuesi më i mirë i kampionatit, bashkë me Mohamed Salahun.

Siti nuk priste që stresi në një nga kockat e këmbës të kërkonte kaq shumë kohë për t’u shëruar dhe Haland pësoi një tjetër vonesë dy javë më parë.

Stafi mjekësor i klubit ekëshilloi 23-vjeçarin që të qëndronte edhe për disa kohë pushim, duke e shtyrë rikthimin e tij pas pushimit dimëror të Premier Ligës.

Por Haland u prezantua në stërvitje me skuadrën e PepGuardiolës të hënën gjatë përgatitjeve të kampionëve të botës nëtemperaturat e ngrohta të Abu Dhabit.

Ndeshja e Kupës FA kundër Totenhemit të premten mund të vijë shumë shpejt për norvegjezin, i cili pritet të rikthehet të luajë vetëm muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat