Leipzigu largon krizën

Futboll

Leipzigu largon krizën

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 19:34
Leipzigu

Leipzigu prish serinë e humbjeve radhazi (tri rresht) me një fitore të pastër 2-0 përballë Union Berlinit në “Red Bull Arena”. “Demat e Kuq” shënuan nga një gol në çdo pjesë në një ndeshje të dominuar prej tyre, kjo edhe falë performancën modeste të skuadrës kryeqytetase.

Golin e parë të ndeshjes Lepzigu e realizoi që në minutën e 11-të me Opendan, që u gjend në momentin dhe kohën e duhur në shtylllën e dytë, duke shtyrë me forcë topin në rrjetë.

Dominimi i vendësve u reflektua me golin e dytë të shënuar nga Sesko në minutën e 48-të, ndërsa golin që realizoi në të 57-tën i njëjti autor u anulua për pozicion jashtë loje.

Gjithçka u bë më e lehtë për Leipzigun kur Trimmel mori karton të kuq në të 73-tën.

Leipzigu me këtë fitore mbetet në vendin e pestë, por tashmë vetëm një pikë larg Dortmundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat