Gati oferta e parezistueshme

Futboll

Gati oferta e parezistueshme

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 11:19
Kylian Mbappe e Marcus Rashford

Skuadra e PSG nuk do të heqë kollaj dorë nga sulmuesi anglez Marcus Rashford.

Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, kampionët e Francës përgatiten për një sulm të fortë këtë verë.

Rashford ka luajtur me Manchester United gjatë gjithë karrierës së tij, por ky sezon ka qenë negativ për të. Si në fushë ashtu dhe jashtë saj, duke u përfshirë disa herë në incidente me pijen.

Kontrata e e sulmuesit 26-vjeçar me “djajtë e kuq” skadon në verën e vitit 2028, por PSG është gati të paguajë 100 milionë euro për ta marrë. Kjo nuk është hera e parë që parizienët interesohen për Rashford, ky mund të jetë sulmi vendimtar.

Deri më tani, klubi dhe lojtari kanë refuzuar, por duke parë problemet e sezonit aktual situata pritet të ndryshojë. Nëse sjellje e Rashford nuk ndryshojnë, atëherë edhe klubi do të marrë masa.

Rashford konsiderohet si zëvendësuesi ideal për Mbappe, që thuhet se ka firmosur me Real Madrid për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat