Thuram titullar ndaj Bolognës

Futboll

Thuram titullar ndaj Bolognës

Më: 8 mars 2024 Në ora: 17:42
Thuram e Lautaro

Këtë të shtunë në Bologna rikthehet i vetmi lojtar të cilin Inzaghi nuk e kishte lënë kurrë jashtë në 34 ndeshjet e para sezonale në të gjitha kompeticionet. Marcus Thuram ka fituar simpatinë e tifozëve por është dhe shumë i çmuar në fushë për vetë karakteristikat teknike dhe atletike.

Thuram ishte ndalur në pjesën e parë në takimin e parë të Champions kundër Atletikos, Marcus që deri në atë moment kishte qenë gjithmonë titullar në kampionat dhe vetëm në raste të rralla e kishte nisur nga stoli, u detyrua të mungonte kundër Lecces dhe Atalantës. Të hënën e kaluar me Genoan luajti në gjysmë orën e fundit.

Thuram është aktualisht në kuotën e 10 golave, ka kushtëzuar dy autogola të kundërshtarëve kundër Juventusit dhe Romës, dhe ka koleksionuar 7 asiste. Ndaj Bologna-s Inzaghi pritet ta impenjojë për të paktën një orë për ta futur në regjimin e plotë të ndeshjes për sfidën e të mërkurës kundër Atletikos së Madridit.

Mbetet për t’u parë nëse në fushë do të shihet sërish dyshja Lautaro-Thuram që në sfidën me Bolognën apo vetëm në Madrid, për të mbyllur një qark, duke qenë se të dy nuk luajnë së bashku pikërisht që nga sfida e parë me Los Colchoneros. Herët a vonë, edhe Lautaros do t’i duhet të pushojë, pa harruar se me një karton tjetër do të mungonte në takimin me Napolin në 17 mars.

Për këtë arsye nuk përjashtohet mundësia që në “Dall Ara” me Thuram mund ta nisë dhe ish-i Arnautoviç, i gatshëm të bëjë stafetë më pas me argjentinasin. Nuk duhet harruar dhe performanca në rritje e Sanchez ( një gol dhe 3 asiste në 3 takimet e fundit”), që nga ana e tij duhet të garantojë kualitet duke zëvendësuar Thuram në pjesën e dytë.

Lautaros nëse do të jetë nga minuta e parë, nuk i mungojnë motivimet. Nga njëra anë, përtej titullit, duhet të ndjekë edhe rekorde personale, në kuotën e 23 golave në kampionat do të provojë të thyejë rekordin zikaltër të Angelillo që në sezonin 58-59 arriti në kuotën e 33 golave, si dhe rekordin absolut të Serie A që mbahet nga 36 gola të shënuar në një sezon nga Higuain dhe Immobile.

Bolonja i risjell kujtime të hidhura, pasi në sfidën e parë në kampionat pasi shënoi Lautaro shkaktoi penalltinë që inspiroi barazimin 2-2 ndaj një kundërshtari që ishte në disavantazhin e 2 golave, ndërkohë që në 1/8 e Kupës së Italisë erdhi dhe gabimi nga penalltia që më pas solli eliminimin nga kompeticioni.

Si të mos mjaftonte Lautaro ndaj kuqebluve ka shënuar 3 gola, por të gjithë në “San Siro”. “Dall’Ara” është stadiumi ku ka luajtur më shumë minuta 341 pa shënuar asnjë herë në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat